Zëvendëskryeministri Osmani për vizitë në Prishtinë

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 09:55 | Nga

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, për vizitë pune do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të merr pjesë në forumin politik “Dekada e ardhëshme, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian” në organizim të Institutit “Demokracia për zhvillim” Qendra Kosovare për studime të sigurisë dhe think tank “Grupi hulumtues Ballanik”.

Zëvendëskryeministri Osmani do të ketë fjalën e tij në panelin “Strategjia e Zgjërimit të BE-së dhe Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor”, ku së bashku me Ministrat për Punë të Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, Behxhet Pacolli dhe Ditmir Bushati, do ti prezantojnë mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe përfitimet për vendet e njëjta.

Tema tjera në forum janë: Avancimi i shtetndërtimit të Kosovës: përforcimi i institucioneve dhe përshpejtimi i reformave” si dhe “Dialogu me Serbinë mbi marrëveshjen përfundimtare” në forum fjalën e tyre do ta kenë përfaqësuesit e lartë shtetëror të Republikës së Kosovës: Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ndërkaq në forum do të marrin pjesë përfaqësues të segmentit politik dhe qytetar nga rajoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme