Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që ta zgjasë afatin e aplikimit për subvencione për kultura bujqësore për vitin 2023 deri më 6 prill të vitit 2023.
Afati ishte paraparë të mbyllej më 30 mars, por është shtyrë.
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2023, nga data 30 mars deri me 06 prill 2023 në ora 16:00. Me këtë rast ju njoftojmë gjithashtu se procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë”, thuhet nga Ministria.