Me vendim të kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nga data e sotme 22.06.2017 deri më 15.09.2017, përcaktohet zgjatja e orarit të punës për subjektet e biznesit në lëmin e tregtisë dhe hotelerisë të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Komunën e Lipjanit.
Subjektet e lartcekura mundë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre deri në ora 00:00.