Në Rufc të Lipjanit digjet stalla me ushqim kafshësh

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 15:22 | Nga

Një stalle e kafshëve është djegur në fshatin Rufc të vjetër të Lipjanit

Portali Rajonal Informativ LipjaniNews mëson se të gjitha kafshët kanë shpëtuar por ka pasur vetëm dëme materiale.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën  Lipjanit, Nazim Gashi ka thënë për LipjaniNews se i menjëhershëm ka qenë reagimi i zjarrfikësve të Lipjanit ku kanë intervenuar për të lokalizuar zjarrin.

“Reagimi ka qenë shumë i shpejt është efikas po çdo gjë ka rrjedh ashtu siç duhet”, tha Drejtori Gashi.

Ai po ashtu ka pohuar se ka pasur edhe dy persona të lënduar por që pas intervenimit nga mjeku janë liruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme