Agim Aliu prin bindshëm me vota në Ferizaj, ky është rezultati

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Nga përditësimi numërimëve të votave i orës 20:23, në Ferizaj po prin Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës me 64.05 për qind. Pas tij është kandidati i LVV-së, Valon Ramdani me 25.24 për qind.

Sibel Halimi e Lidhjes Demokratike të Kosovës renditet e treta me 8.58% të votave.

Ndërkohë nga numërimet e deritanishme, Arben Halili i AAK-së ka 2.13% të votave të numëruara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Kosovë.

Deri në orën 19:51, sipas të dhënave të KQZ-së, në Ferizaj i pari me vota po prin Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës me 63.64% të votave, ose 560 vota.

I dyti me vota deri më tani është Valon Ramadani i Lëvizjes Vetëvenddosje me 25.00% të votave, ose 220.

E treta sipas rezultateve aktuale është Sibel Halimi e Lidhjes Demokratike të Kosovës me 9.09% të votave, ose 80 vota dhe i katërti është Arben Halili i AAK-së me 2.27%, ose 20 vota.

Të ngjashme