Agim Bahtiri e thyen heshtjen zgjedhore, parashikon se do të bëhet sërish Kryetar i Mitrovicës

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk ka respektuar heshtjen zgjedhore në ditën e zgjedhjeve lokale që po mbahen në Kosovë.

Pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar, Bahtiri nuk ka pasur kujdes në deklaratat e tij para mediave, duke thyer kështu heshtjen zgjedhore, shkruan lajmi.net.

Në fund të deklaratës së tij, Bahtiri ka thënë “..nga kryetari juaj dhe kryetari i ardhshëm i Mitrovicës”, duke aluduar kështu në veten e tij.

Kujtojmë se heshtja zgjedhore është obligim ndaj kandidatëve për kryetarë komunash dhe kandidatëve për Kuvend Komunal.

Të ngjashme