Alban Krasniqi i VV-së, pas dështimit në Malishevë, ofendon votuesit e PDK-së

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, ka eskaluar në fyerje ndaj PDK-së.

Krasniqi, i cili doli i katërti me një përqindje të vogël të votuesve, në Facebook ka përmendur edhe shoqatën e veteranëve të luftës.

Ai ka thënë se këta të fundit “ka mbetur që bashkë me kryesinë e PDK-së dhe Sami Lushtakun t’ia mësyejnë Prekazit me kaci e tërrnakopa”.

“Tash vetëm ka mbetë që shoqata e veteranëve bashkë me kryesinë e PDKsë dhe këta të tyre në gara nëpër komuna të prirë nga Sami Lushtaku me kacia e terrnakopa të ia mësyejnë Prekazit. HORDHITË E KRIMIT KANË EMËR!”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi është bashkëshorti i ministres Albulena Haxhiu.

Të ngjashme