Banori i Bardhoshit: Gëzim Mehmeti kandidati ideal për Prishtinën

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 17:14 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka marrë përkrahje nga banorët e Bardhoshit, raporton Ekonomia Online.

Fiknete Bejta, asamblistë e AKR theksuar problemet që ballafaqohet Bardhoshi.

“Problem është edhe mungesa e çerdheve. Ne si AKR duhet ta trajtojmë këtë problem. Banorët e Bardhoshit nuk do të kenë më probleme me çerdhe. Tjetër problematikë është mungesa e kujdestarisë qendrën e mjekësisë familjare. Unë jam e bindur se do të kemi sukses sepse kemi gjetur përkrahje të madhe nga qytetarë”.

Ish-deputetja, Myzeine Selmani, tha se Prishtina meriton shumë, prandaj sipas saj duhet të votohet kandidati Mehmeti.

“Në emër të presidentit Pacolli, nën kryetarit Selim Pacolli dhe kandidat për kryetar Gëzim Mehmeti falënderoi për pritjen. Uroj shumë që asambleistja jonë Fiknete Bejta t’i mbajë premtimet. Prishtina meriton shumë dhe presim shumë nga zgjedhjet e ditës së diel”.

Banori Naim Rrustemi, tha se familja e tij përkrah kandidatin Gëzim Mehmeti.

“Miqësisht e përkrahi partinë AKR. Sepse është e qendrës së djathtë dhe është me vlera tradicionale kombëtare. Familja Pacolli është ndër më emblematikët. Ju duheni me qenë të privilegjuar që jeni në listën e AKR. Zotëri Gëzim përkrahjen e ka 100%”.

No description available.

Të ngjashme