Berisha: Shpalosja e objektivave për qeverisje, po mirëpritet me entuziazëm në çdo tubim

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Istogut, Bekë Berisha pas një tubimi madhështor të mbajtur në parkun e qytetit në Istog, vazhduan edhe në Vrellë te kandidati për asamble Vedat Dreshaj.

Sipas Berishës, shpalosja e objektivave  për qeverisje, po mirëpritet me entuziazëm në çdo tubim.

Postimi i plotë:

Pas një tubimi madhështor në parkun e qytetit, me motiv u mobilizuam edhe në Vrellë, te kandidati për Asamble, Vedat Dreshaj.

Të pranishëm ishin edhe kryesia e nëndegës tonë në Vrellë, Jahir Dreshaj dhe Zymer Vuthaj.

Tanimë po vazhdojmë me hapa konkret drejt rezulateve pozitive që po na presin. Shpalosja e objektivave tona, po mirëpritet me entuziazëm në çdo tubim.

Besimi dhe mbështetja që ofrohet nga ana juaj, është çelës i suksesit tonë.

Drejt ndryshimit, për Istogun!

121

Të ngjashme