Gashi: Në qeverisjen e ardhshme do të ofrojmë kushte më të mira infrastrukturore

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 22:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Obiliqit nga Inciativa Qytetare, Xhafer Gashi ka përfunduar asfaltimin e rrugës “Viktoria”, në fshatin Llazarevë dhe rruga “Shkodra” në fshatin Milloshevë.

Gashi tha se në qeverisjen e ardhshme do të ofrojnë kushtet më të mira infrastrukturore.

Postimi i plotë:

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Viktoria” segmenti 1 dhe 2 në fshatin Llazarevë dhe rruga “Shkodra” në fshatin Milloshevë”. Jemi #bashkë për ofrimin e kushteve sa më të mira infrastrukturore! T’i gëzoni qytetarë! Xhafer Gashi

Të ngjashme