Gëzim Mehmeti viziton banorët e fshatit Dabishec: Ju jeni shpirti dhe zemra e Prishtinës

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 13:26 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, i shoqëruar nga nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli kanë vizituar banorët e fshatit Dabishec, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, Mehmeti para banorëve të këtij fshati tha se Prishtina nuk mundet pa Gollak, pasi janë shpirti dhe zemra e Prishtinës.

“Ne jemi të lumtur dhe ballëhapur kur jemi sot pranë jush sepse kemi bërë disa punë që i kemi bërë gjatë mandatit tonë në ato drejtori. Nuk mundet Prishtina me funksionua pa Gollak, jemi shpirti dhe zemra e Prishtinës”, tha ai.

Mehmeti po ashtu theksoi se kanë shtruar me qindra kilometra rrugë me vetmin qëllim qarkullim sa më të mirë për qytetarët.

“Kemi shtruar me qindra kilometra me vetmin qëllim që ju me pasë qarkullim të denjë. Na duhet edhe një mandat që të jemi aty”, theksoi tutje Mehmeti.

Nënkryetari i Prishtinës, Pacolli tha se kanë kryer punët dhe detyrimet e tyre në tre drejtori që kanë udhëhequr, dhe asnjëherë nuk janë thirrur për keqpërdorime.

“Ne kemi kryer punët dhe detyrimet tona duke menaxhuar tri drejtoritë tona, dhe Gëzimi ka qeverisur me një nga dikasteret kryesore siç është drejtoria e Infrastrukturës. Asnjëherë as edhe një prokuror nuk ka trokitur në derën tonë për ndonjë keqpërdorim zyrtar”, tha Pacolli.

Tutje ai theksoi se janë të përkushtuar që  të zhvillojnë fshatrat përreth si me infrastrukturë, bujqësi, institut të bletëve dhe funksionalizim të plotë të jetesës për këta banorë.

Në këtë tubim, njëri nga asamblistët e AKR-së,  tha se jo vetëm ai por edhe asamblistët e tjerë të këtij fshati e meritojnë të votohen duke premtuar punë dhe përkushtim për këtë fshat.

“Ne jemi tre asamblistë nga fshati Dabishevc dhe ja vlen të votohemi secili nga ne. Sot nëse ne bashkohemi mund të arrijmë. Për mua me rëndësi është të votohet bartësi i listës Gëzim Mehmeti”.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme