Kandidati i AKR-së takon banorët e Matiçanit, flet për ndërtimin e institutit të bletarisë

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 18:11 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga AKR-ja, Gëzim Mehmeti, ka takuar banorët e Mariçanit, ku tha se do ta ndërtojë institutin e bletarisë, raporton Ekonomia Online.

Ai para tyre ka shpalosur programin e tij qeverisës për katër vjetët e ardhshëm si kryetar i komunës së Prishtinës.

Mehmeti tha se vizioni i tij derivon nga kërkesat e këshillat që marrin nga qytetarët.

“Sot do ta shpalosi programi dhe vizionin  e AKR-së. Vizioni derivon nga kërkesat këshillat që kemi marrë. Gjatë mandatit 4 vjeçar na ka mundësi me kuptua çka i mungon Prishtinës. Nga 91 deri 99 s’ka pasur investime. Pastaj kemi pasur degradim me mbi 46 mijë ndërtime pa leje. Ky realitet mbërthen në vete që infrastruktura të ketë telashe. Nuk kemi pasur shërbime. Sot më në fund rruga e përfundoi Isa Kastrati e deri te xhamia në Matiçan kemi bërë riasfaltimin e rrugës. Në këtë pjesë kemi edhe projektin madhor. Kemi përfundur ndërtimin e ri të ujësjellësit 1 milion e 200 mijë i kemi ndarë”.

E, Mehmeti thotë se ai do të jetë kryetar që do të bashkëqeverisë me qytetarët, derisa ka folur edhe për qendrën monitoruese ku video-shërbim do të jetë i monitoruar.

“Unë do të jem kryetar që do të bashkë qeverisi me qytetarë. 2021 e realizuam një projekt për gjithë Kosovën. Kemi ardhur te ideja Smart City. Na kemi menduar një qendër monitorusese në komunë ku çdo shërbim ka me qenë i monitoruar”.

Mehmeti tha se në fokus ka ndërtimin e institutit të bletës.

“Poleni në pjesën e Prishtinës është aktual, kur t’i kemi të dhënat ne dikë t’i transportojmë blerët nga një vend në tjetrin dhe aty rritet prodhimtaria”, tha Mehmeti.

Ndërsa, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se për katër vite në bashkëqeverisje në kryeqytet janë investuar më shumë se 200 milionë euro, derisa theksoi se në vitin e ardhshëm janë 50 projekte duke pretenduar për t’i përfunduar ato.

“Për katër vite që kemi qenë në bashkëqeverisje në komunën e Prishtinës, janë investuar më shumë se 200 milionë euro, asnjë drejtor i yni kurrë nuk kanë ndodhë që Policia të hynë në zyrat e tona”.

Gentiana Abazi kandidate për asamble nga lista e AKR-së, tha se problemet në Prishtinë janë të shumta e që krejt këto mund të zgjidhen me programin e AKR-së.

“Unë e lidhur në Prishtinë. Është hera e parë që kandidoj. Prishtina qyteti ynë ka shumë probleme që duhet të zgjidhen por besoj fuqishëm në programin e AKR. Ju ftoj të votoni numrin 21 dhe 149”.

Kandidatja për asamble, Arta Makolli-Kadriu ka përmendur disa nga problemet qe po ballafaqohet Matiçani.

“Matiqani ka promovuar vlera dhe ju po tregoj mikpritjen. Unë jam rrit këtu dhe njoh sfidat dhe problemet. E di që mungon fusha sportive mungojnë shumë shërbime në ambulantë. Mungon shërbimi pediatrik. Matiçani po rritet me shpija dhe jo me shërbime”.

Edhe Bajram Biqkaj kandidat për asamble tha se janë të njoftuar me kërkesat e kësaj zone, dhe se është rasti i tyre për të votuar AKR-në.

No description available.
No description available.

Të ngjashme