KQZ-ja shpall rezultatet preliminare, këta janë fituesit në 21 komunat

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 22:53 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet preliminare të raundit të balotazhit, të cilat u mbajtën këtë të diel në 21 komuna, raporton Ekonomia Online.

Bazuar në rezultatet, duke përfshirë dhe raundin e parë, zgjedhjet komunale 2021 i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës.

PDK në raundin e parë arriti të fitojë katër komuna, kurse në balotazh pesë, gjithsej nëntë.

E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila arriti të fitojë shtatë komuna.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë pesë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje katër komuna.

REZULTATET E BALOTAZHIT PËR KRYETARË TË KOMUNAVE:

Sipas rezultateve preliminare, Komunën e Gjakovës e ka fituar Ardian Gjini i AAK-së me 20.254 vota ose 50.06 për qind të votave.

Në Gllogoc ka fituar Ramiz Lladrovci i PDK-së me 11.572 vota ose 54.14 për qind.

Në Gjilan ka fituar Alban Hyseni i VV-së me 21.374 vota ose 51.03 për qind.

Dragashin e ka fituar Shaban Shabani i PDK-së me 5648 vota ose 20.21 për qind.

Istogun e ka fituar Ilir Ferati i LDK-së me 9.503 vota ose 56.20 për qind.

Në Kaçanik ka fituar Besim Ilazi i PDK-së me 7.184 vota ose 53.20 për qind.

Në Klinë ka fituar Zenun Elezaj i AAK-së me 7866 vota.

Në Fushë-Kosovë ka fituar Burim Berisha i LDK-së me 7864 vota ose 66.04 për qind.

Në Kamenicë ka fituar Kadri Rahimaj i VV-së me 8040 vota ose 53.11 për qind.

Në Obiliq ka fituar Xhafer Gashi me 6414 vota ose 61.41 për qind.

Rahovecin e ka marrë Smajl Latifi i AAK-së me 11.445 vota ose 63.32 për qind.

Në Podujevë ka fituar Shpejtim Bulliqi i VV-së me 20.282 vota ose 51.84 për qind.

Në Prishtinë, Përparim Rama i LDK-së me 40.659 vota ose 51.07 për qind.

Në Prizren ka fituar Shaqir Totaj i PDK-së me 27.017 vota ose 51.01 për qind.

Në Shtime ka fituar Qemajl Aliu i VV-së me 6920 ose 50.71 për qind të votave.

Në Viti ka fituar Sokol Haliti i LDK-së me 8.684 vota ose 51.48 për qind.

Vushtrrinë e ka fituar Ferit Idrizi i PDK-së me 13.181 vota ose 53.13 për qind.

Në Malishevë ka fituar Ekrem Kastrati i Nismës me 10.394 vota ose 53.19 për qind.

Junikun e ka marrë Ruzhdi Shehu i LDK-së me 1.199 vota ose 50.61 për qind.

Në Mamushë ka fituar Abdulhadi Krasniqi me 1580 vota ose 63.38 për qind.

Dhe në Kllokot ka fituar Vladan Bogdanoviq me 1021 vota ose 55.13 për qind.

REZULTAT E PËRGJITHSHME SIPAS PARTIVE:

PDK: Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçaniku, Drenas, Dragash;

LDK: Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Junik, Fushë Kosova;

AAK: Gjakovë, Deçan, Suharekë, Klinë, Rahovec;

LVV: Kamenicë, Shtime, Gjilan, Podujevë;

Nisma Socialdemokrate: Malishevë;

Xhafer Gashi: Obiliq;

(Lista Serbe, ashtu si në zgjedhjet e kaluara lokale, ka fituar 10 komuna)

Sipas KQZ-së pesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 38.48% apo 378 mijë e 730 qytetarë kanë votuar.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë vote kishin 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë.

Numri i qendrave të votimit ishte 575 kurse vendvotime ishin 1,638.

Të ngjashme