KQZ-ja tregon kur do të nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i KQZ’së Valmir Elezi ka treguar se kur do të nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës. Thotë se një gjë e tillë s’do të ndodh të paktën para rreth një jave.

“Besojmë që pas përmbylljes së procesit të rinumërimit të vendvotimeve që do të marrë 4 deri në 5 ditë do të mund të fillojmë me numërimin e votave me kusht që janë rreth 32 mijë zarfe dhe votave të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit’, tha ai për RTK’në.

“Aktualisht ne jemi duke vazhduar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga jashtë vendit’, shtoi ai.

“Pra pas përfundimit të procesit të rinumërimit besojmë që gjithçka do të jetë gati për të filluar me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta si dhe votave të ardhura nga jashtë Kosovës gjatë periudhës përmes postës nga 2 deri më datë 12 shkurt”, theksoi Elezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme