LDK feston në qendër të Prishtinës – Rama: Do t’i realizoj të gjitha premtimet

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 22:42 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovë ka festuar në qendër të Prishtinës, pas shpalljes së fitores nga kandidati i kësaj partie, Përparim Rama, raporton Ekonomia Online.

Rama tha se do të angazhohet maksimalisht për t’i realizuar të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale.

“Kemi me bo Prishtinën qysh jemi ne me zemër të mirë. Kemi me punua me zellin më të madh derisa ta bëjmë Prishtinën me karakter. Mundemi e kemi rininë, e kemi popullin tonë, e kemi diasporën tonë fantastike”.

“E falënderojë Lumirin që ka pasë guxim, e ka transformua LDK-në, ka dalë përtej partisë për të sjell dikë për të mirën e Prishtinës. Faleminderit degës të LDK-së në Prishtinë”.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kanë arritur të rikthejnë dhe ta forcojnë këtë parti.

“Ecëm bashkë me ju u ngritëm, e u rikthyem kjo është LDK-ja”.

Të ngjashme