Mehmeti para banorëve të “Arbërisë”: Programi ynë e ka bashkëqeverisjen dhe transparencën si pikë të parë

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 19:39 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka takuar banorët e lagjes “Arbëria”, ku para tyre ka shpalosur programin e tij qeverisës, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti është zotuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve duke i mbrojtur interesat e tyre dhe për t’i lehtësuar shërbimet e tyre

“Çka më bënë mua të lumtur këtu është se fakti para dy viteve në këtë pjesë ka qenë deponi e pa planifikuar e mbeturinave, dhe gjatë mandatit që e kam udhëhequr ka ndodhur ky investim. Kemi profesionistë kemi njerëz të shkolluar që dëshirojnë me ndryshu në qytetin e tyre. Nëse ja doni  mirën e qytetit votoni këtë ekip. Ne zotohemi se do të bëjmë çdo gjë në qytetin e Prishtinës, do ta shkrijmë edhe atomin e fundit. Programi jonë e ka bashkëqeverisjen dhe transparencën si pikë të parë. Ne kemi hartuar një projekt ku kemi paraparë zgjidhjen e kërkesave dhe qytetarëve në këtë anë”, u shpreh Mehmeti.

Ai ka thënë se sa më herët që aplikohet Smart City qytetarët do të kenë mundësi që të shërbehen pa shkuar në objektin e komunës.

“Ne i mundësojmë organeve relevante që me Smart City të ketë transparencë, e gjithë procedura e konkurseve do të jetë onlinë”, tha ai para qytetarëve.

Kandidati për asamble, komunale Arbnor Alshiqi tha se qytetarët e Arbërisë janë duke u perballur me halle të shumta.

“Hallet tona janë parkingjet, ndriçimi publik, kjo është Smart City, ku përbehet nga qendra monitoruese ku aty do të kenë qasje, policia kryetari i komunës, gazetarët, do të investohet në bujqësi”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme