Memli Krasniqi: Prizreni do mbetet Jerusalemi i PDK-së me Shaqir Totajn kryetar, për gjithë qytetarët pa dallim

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren, ku ka takuar qytetarët e Zhurit, Hasit, Tusuzit dhe qendrës së Prizrenit.

Përmes një postimi në facebook, Krasniqi thotë se në këto bastione bashkë me kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, Shaqir Totaj prezantuan programin e PDK-së për ndryshimet e mëdha që Totaj do t’i bëjë në kryeqytetin historik të shqiptarëve.

“Prizreni është dhe do të mbetet Jerusalemi i PDK-së dhe me fitoren e Shaqir Totajt dhe ekipit të tij, qytetarët e Prizrenit do të kenë qeverisje të dinjitetshme”, shkruan Krasniqi.

Të ngjashme