Memli Krasniqi: Të gjitha të arriturat në Shtime janë meritë e Naim Ismajlit dhe PDK-së

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Shtime ku me kryetarin Naim Ismajli, kanë takuar të rinjtë e këtij qyteti dhe personelin shëndetësor.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se zhvillimi dhe të arriturat e Shtimes janë meritë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Naim Ismajli.

“Janë produkt i një qeverisjeje të mirë e transparente për kohë të gjatë dhe janë shpërblim për besimin e palëkundur të qytetarëve të Shtimes në zotimet dhe vizionin tonë.Si gjithmonë e çdoherë, ata me 17 tetor do të votojnë numrin 177 për PDK-në dhe kryetarin Naim Ismajli, për të vazhduar punën e mirë e qeverisjen zhvillimore, edhe në mandatin e ri.”, shkruan ai.

Të ngjashme