Muhaxheri: PDK-ja i di problemet e çdo lagjeje në Pejë

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

Bartësi i listës zgjedhore të PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri, i shoqëruar nga kryetari i Degës, Xhavit Haliti, po vazhdojnë fushatën zgjedhore lagje më lagje.

Ata kanë takuar sot banorë dhe përkrahës të lagjes “Rrokaqielli” në Pejë.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Muhaxheri ka thënë se PDK-ja e din saktë cilat janë problemet e lagjes “Rrokaqiell” ashtu siç e din saktë edhe mënyrën se si duhet të rregulluar ato.

“Prandaj mbështetja për PDK-në do të thotë edhe delegim i besimit qytetar në subjektin që kryn punë”.

“Lagja ‘Rrokaqiell’ është gati për të votuar për PDK-në duke e mbështetur edhe kandidatin e kësaj bashkësie lokale Shkumbin Broqin”, ka theksuar Muhaxheri.

Të ngjashme