Muhaxheri: Peja është qyteti kryesor në Rrafshin e Dukagjinit dhe nuk ka jetë funksionale 24h, e papranueshme

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Bartësi i listës së PDK-së në garën për komunën e Pejës, Arton Muhaxheri, ka thënë se është e papranueshme që kjo komunë është jo funksionale 24 orë.

Postimi i tij i plotë:

Të jesh qyteti kryesor në Rrafshin e Dukagjinit dhe të mos kesh jetë funksionale 24h është jashtëzakonisht keq.

Grupi i ardhshëm parlamentar i asambleistëve të PDK-së do të inicoj;

-Rritjen e sigurisë publike

-Leje speciale për biznese që të operojnë 24h

-Zhvillimin e politikave me programe aktive për rininë

-Projekte për ti rikthyer aktivitetet sportive

-Projekte për aktivitete kulturore

-Platformë digjitale për kulturë dhe trashëgimi

-Krijimin e ATELEVE për artistë

-Kthimin e Shtëpisë së Kulturës në duart e artistëve

#pejaqytet24h

#pdk177

#bashkëpërPejën

Të ngjashme