Një person nga Juniku shoqërohet në polici, dyshohet se fotografoi votën

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Një person është ndaluar në Junik pasi i njëjti dyshohet se ka blerë vota në këtë komunë.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku i njëjti ka thënë se personi në fjalë është shoqëruar në stacionin policor, por që pas intervistimit i njëjti është liruar.

“Policia ka pranuar një informatë se në qendrën e votimit në Junik një votues ka keqperdorur fletëvotimin, pra fotografuar. lidhur me rastin Policia e ka shoqëruar personin në fjalë në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit dhe prokurori i shtetit”, tha Gashi.

I njëjti pas intervistimit është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale dhe se personi i shoqëruar është liruar.

Të ngjashme