Pensionistët e Prishtinës dalin hapur në përkrahje të Daut Haradinaj

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në vazhdën e takimeve me kategoritë e ndryshme në Prishtinë, është pritur nga Shoqata e Pensionistëve, respektivisht nga kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës – Shaban Kajtazi, kryetari e Shoqatës së Pensionistëve të Prishtinës – Asllan Asllani, Qerim Gashi – anëtar i kryesisë së Shoqatës.

Haradinaj u zotua se sigurimi i të gjitha barnave pa pagesë dhe lirimi nga pagesat komunale, do të jenë top prioritet i tij qeverisës ndaj kësaj kategorie që është edhe pikënisja e ekzistencës sonë si shtet, dhe kujtesa e gjallë e historisë tonë.

Ndërkaq, në bisedë e sipër, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi është shprehur haptas në garën për Prishtinës, kjo kategori do të mbështes Daut Haradinajn për kryetar.

Vlen të theksohet se Haradinaj me fushatën e tij ka arritur që t’i befasojë të gjithë, madje edhe skeptikët më të mëdhenj. Në matjet e fundit, Haradinaj del të jetë kandidat serioz për të parin e Prishtinës, duke e bërë këtë garë tejet interesante dhe të pa parashikueshme.

Të ngjashme