Ramosaj zotohet se do ti mbështesë të gjitha bizneset dhe ekonomitë vendore

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka vizituar kompaninë më të madhe deçanase “GOGAJ- AG”.

Ramosaj tha se kjo kompani është storie suksesi, e cila ka ndikuar shumë në ekonominë tonë lokale, në punësimin e qindra të rinjve; ka ndikuar drejtëpërdrejtë në mirëqënien e qindra familjeve deçanase.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë e veçantë të vizitoj njërën nga kompanitë më të mëdha deçanase “GOGAJ- AG”!

I nderuar me mikëpritjen e tyre, nga pronari Isuf Gogaj dhe stafi i mrekullushëm i kësaj kompanie që çdo ditë po merr përmasa të zhvillimit, rritjes dhe zgjerimit të jashtëzakonshëm në tregun kosovar!

Padyshim që kjo kompani është storie suksesi, e cila ka ndikuar shumë në ekonominë tonë lokale, në punësimin e qindra të rinjve; ka ndikuar drejtëpërdrejtë në mirëqënien e qindra familjeve deçanase!

I përgëzova për angazhimin e jashtëzakonshëm, për punën e tyre; ku këtë kompani kanë arritur ta bëjnë prestigjioze në nivel të vendit tonë dhe nuk po ndalen së punuari!

Ne do të jemi në mbështetje te të gjitha bizneseve dhe ekonomive vendore, me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë që ka komuna!

#PërDeçaninSkaMeUndal

#AAK121

BR

Të ngjashme