Ramosaj zotohet se nuk do të ndalet së punuari për qytetarët e Deçanit

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj u mirëprit nga kompania më prestigjioze e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga plastika, “LOKAJ PLAST” në Prilep.

Ramosaj zotohet që nuk do të ndalet së punuari dhe do të jetë në shërbimin e tyre për çfarëdo që është mundësi dhe kapacitet i komunes.

Postimi i plotë:

I nderuar me mikëpritjen nga kompania më prestigjioze e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga plastika, “LOKAJ PLAST” në Prilep!

Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur shikon nga afër suksesin dhe operimin gjigant që bënë një kompani vendore, e që produketet e tyre shiten në të gjithë tregun, jo vetëm vendorë, por edhe ndërkombëtar!

I përgëzova për punën dhe përkushtimin e tyre, pronarët e ndershëm e të respektuar, vëllezërit Lokaj, që janë miq tonë, të respektuar gjithmonë nga ne dhe gjithë stafin e punjonësve të mrekullushëm!

Faleminderit shumë për respektin, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme!

U zotova që nuk do të ndalem së punuari dhe do të jem në shërbimin e tyre për çfarëdo që është mundësi dhe kapacitet i komunës!

Jemi bashkë si gjithmonë !

#PërDeçaninSkaMeUndal.

#AAK121

BR

Të ngjashme