Rezultati në Klinë nga numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në bazë të këtyre rezultateve del se kandidati i AAK-së, Zenjun Elezaj ka marr më së shumti vota, 93 gjithsej, i pasuar nga Esat Raci i PDK-së me 66 vota, Besim Hoti i LDK-së me 31 vota dhe i fundit Lulzim Dragidella i LVV-së me vetëm 25 vota.

Sa i përket votave për kuvend komunal, AAK ka grumbulluar më së shumti vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta në Klinë.

AAK – 69 vota

PDK – 53 vota

LVV – 34 vota

LDK – 33 vota

PShDK – 4 vota

Lista Serbe – 4 vota

AKR dhe kandidati Bojan Sajçiq asnjë votë.

Të ngjashme