Shehu falënderon banorët e Junikut: Programin do ta zbatojë plotësisht dhe pa përjashtime

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës Junikut, Ruzhdi Shehu, u zotua se programin e tij do ta zbatojë plotësisht dhe pa përjashtime.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Së bashku me z. Besart Tofaj, z. Shpejtim Gacaferi si dhe z. Lulzim Gacaferi, sot jemi takuar me banorët e lagjeve Gacafer, Tofaj dhe Makaj në Komunën e Junikut. Faleminderit të gjithëve për mikpritjen e ngrohtë dhe konfirmimin e mbështetjes për programin qeverisës të koalicionit LDK-VV në Junik.

Programi ynë është kontrata që ne do të nënshkruajmë të Dielën me 14 nëntor. Prandaj këtë program do e zbatojmë plotësisht dhe pa përjashtime, deri në fund të mandatit tonë të parë.

Zoti e bekoftë Junikun dhe të gjithë junikasit pa dallim.

R.Sh

Të ngjashme