Shehu: Program im qeverisës është garancion që sjell ndryshimin në Junik

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka vizituar fshatin Gjocaj dhe tri familjet e fundit që kanë mbetur në këtë fshat të Junikut.

Shehu tha se program i tij qeverisës ka përcaktuar projekte zhvillimore për fshatin Gjocaj dhe Jasiq, përmes të cilave synojnë që të transformojnë këto fshatra nga zona të harruara nga pushteti komunal, në vatra të zhvillimit turistik dhe ekonomik të bazuar në agrokulturë dhe të mbështetur nga shërbime cilësore publike.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Sot kemi vizituar fshatin Gjocaj dhe tri familjet e fundit që kanë mbetur në këtë fshat të Junikut. Një potencial i jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik, i cili është harruar dhe neglizhuar për 12 vite rresht.

Programi ynë qeverisës ka përcaktuar projekte zhvillimore për fshatin Gjocaj dhe Jasiq, përmes të cilave synojmë që të transformojmë këto fshatra nga zona të harruara nga pushteti komunal, në vatra të zhvillimit turistik dhe ekonomik të bazuar në agrokulturë dhe të mbështetur nga shërbime cilësore publike. Brenda mandatit tonë të parë qeverisës, fshatrat Gjocaj dhe Jasiq do të jenë jo vetëm atraktive për të jetuar por tërheqëse për turistë dhe investitorë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit.

Me rastin e vizitës tonë në fshatin Gjocaj në Junik, kemi përfunduar turneun tonë për të shpërndarë programin qeverisës në çdo familje të Junikut. Tanimë, të gjithë junikasit e kanë parasysh programin tonë qeverisës për mandatin tonë të parë në Junik. Ky program qeverisës është kontrata që do e nënshkruajmë me 17 tetor 2021. Fati ynë dhe i fëmijëve tanë për 4 vitet në vijim, do të përcaktohet këtë të diel me 17 tetor. Programi ynë qeverisës është garancioni që sjell ndryshimin në Junik që e meritojmë dhe e kemi pritur për 12 vite.

R.Sh

Të ngjashme