Tahiri: Përurohet për herë të parë në 20 vite, Laboratori i analizave në QMF Lumadh

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për herë të parë në 20 vjet ka realizuar shërbimet laboratorike të analizave edhe në fshat, më afër qytetarëve, në një lokalitet me mbi 10,000 banorë.

Tahiri tha se kanë përuruar Laboratorin e analizave në QMF Lumadh.

Sipas tij,  projekti është bashkëfinancuar nga Komuna e Vushtrrisë dhe Qeveria Zvicerrane përmes AQH-së.

Postimi i plotë:

Për herë të parë në 20 vite, shërbimet laboratorike të analizave edhe në fshat, më afër qytetarëve, në një lokalitet me mbi 10,000 banorë.

Sot e kemi përuruar Laboratorin e analizave në QMF Lumadh, objekt i ri e paisje moderne. Projekt i bashkëfinancuar nga Komuna e Vushtrrisë dhe Qeveria Zvicerrane përmes AQH-së.

I jam mirënjohës stafit shëndetësor për krejt sakrificën e tyre gjatë pandemisë Covid 19, sot jam i lumtur që shërbimet shëndetësore po i zgjerojmë e po i ofrojmë më afër qytetarit. Dr. Bujar Pllana po bënë punë shembullore.

#health #care #laboratory #vushtrri

Të ngjashme