Tahiri zotohet që do të vazhdoj përkrahjen për zhvillimin e bizneseve e start up të qytetit

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahir në vazhdën e takimeve me bizneset vushtrriase, ka vizituar Kompania “HVAC Kosova” sh.p.k.

Tahiri me këtë rast ka thënë se do të jetë gjithmonë afër bizneseve që krijojnë vende të reja të punës dhe është zotuar që do të vazhdoj përkrahjen për zhvillimin e bizneseve e startup të qytetit.

Postimi i plotë i Tahirit:

Shembulli i djalit të mrekullueshëm e punëtor, Fejzullah Ahmeti me familje, si biznes familjar ka këtë mini fabrikë për prodhimin e kanaleve të ventilimit. Kompania “HVAC Kosova” sh.p.k dëshmon shpirtin ndërmarrës të Vushtrrisë Si kryetar zotohem që do të vazhdoj përkrahjen për zhvillimin e bizneseve e startup të qytetit që duam.

Të ngjashme