Voton Memli Krasniqi: Shpresoj të fitojë demokracia

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 09:54 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka hedhur votën e tij në shkollën “Hasan Prishtina”, raporton Ekonomia Online.

Ai ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Meliza Krasniqi, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin në votime për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës.

“Unë jam udhëheqës i opozitës, por sot këtu para së gjithash jam banor i Prishtinës dhe ky obligim qytetar dhe kjo botë bëhet si qytetar i Prishtinës që e dëshiron më të mirën e vendit të tij, duke shpresuar që qytetarët të shfrytëzojë të drejtën e tyre dhe të zgjedhin kandidatin që besojnë”.

“Këto zgjedhje janë për qytetarët para së gjithash dhe jo për politikanët, andaj shpresoj të jemi në një ditë të mirë ku demokracia të fitojë”, tha Krasniqi.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme