Zgjidhen 74 mijë e 31 dosje penale nga Prokurori i Shtetit

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka prezantuar Raportin e punës së Prokurorit të Shtetit për vitin 2018.

Gjatë prezantimit të këtij raporti, Lumezi ka thënë se gjatë vitit të kaluar prokurorët e shtetit kanë treguar efikasitet të lartë, duke zgjidhur në total 74 mijë e 031 dosje penale të natyrave të ndryshme.

Këto dosje kanë pasur në fokus veprat penale të korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit, krimet e luftës, krimet ekonomike, vrasjet, trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës në familje, trafikimit të drogës dhe shumë vepra të tjera penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjithashtu, kreu i institucionit të Prokurorit të Shtetit, ka theksuar se janë ngritur akte akuzuese kundër deputetëve, ministrave, ish-ministrave, zëvendësministrave, kryetarëve të komunave, drejtorëve të ndërmarrjeve publike, Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të veteranëve të luftës, zyrtarëve policorë dhe zyrtarëve të tjerë shtetëror.

Sipas Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, prokurorët dhe policët hetues kanë dërguar porosi të qarta për të gjithë kryerësit e veprave penale dhe grupet kriminale se nuk mund të vihen mbi interesat e shtetit dhe, herët a vonë, sa herë që e shkelin ligjin do të përballen me drejtësinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme