Zgjidhja për Veriun qëndron në Kosovën Lindore

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 14:35 | Nga Valon Murati

Problemi i veriut nuk është problem i sundimit të ligjit. As problem i bandave.

Problemi i veriut nuk zgjidhet me polici. As me gjyqësi. Problemi i veriut është një problem i thellë politik.

Mungesa e sundimit të ligjit dhe krimit të organizuar e bandave është produkt i mungesës së një zgjidhjeje politike dhe mbi të gjitha i faktit se popullsia serbe nuk e njeh legjitimitetin politik të Kosovës në atë pjesë.

Andaj problemi i veriut zgjidhet vetëm me mjete dhe marrëveshje politike.

E ajo marrëveshje, duhet të përfshij edhe Kosovën Lindore.

Zgjidhja e veriut, qëndron në Kosovën Lindore.

Të ngjashme