Ministri Zharku priti kryesuesin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim kryesuesin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, Arsim Berisha dhe anëtarë të tjerë.
Ministri Zharku e uroi kryetarin e bordit për përzgjedhjen e tij si kryesues i bordit të ARH-së dhe shprehu përkrahjen e tij të plotë.
“Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë institucional, në mënyrë që të zhvillojmë infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës deri në funksionalizimin e tyre të plotë”, tha ministri Zharku.
Në këtë takim u diskutua për procesin e ndryshimit të ligjit mbi Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave.
Po ashtu, u diskutua për ndikimin që kanë Hekurudhat e Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit.