Zhvillimet e fundit rreth Coronavirusit në botë

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Spanja dhe Franca kanë njoftuar për kufizime të reja në jetën e përditshme në përpjekje për të përmirësuar gjendjen pas shpërthimeve të koronavirusit në vendet e tyre, përderisa Filipinet e kanë mbyllur Manila-n në një përgjigje tejet agresive ndaj pandemisë që s’është parë deri më tani në Azinë Juglindore, ndërsa Australia po urdhëron të gjithë personat që vijnë nga jashtë të futen në karantinë për 14 ditë.

India raportoi se numri i infeksioneve me koronavirus ishte rritur në 107, një rritje prej 23 nga një ditë më parë.

Indonezia raportoi 21 raste të reja koronaviruse, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 117.

Tajvani raportoi gjashtë raste të reja të koronavirusit, të gjitha të importuara nga njerëzit që ishin kthyer në ishull nga vende të ndryshme, përfshirë Spanjën dhe Japoninë. Kjo njëherit shënon edhe rritjen më të madhe ditore të infeksioneve në këtë vend, duke e çuar totalin e rasteve në 59.

Tajlanda raportoi 32 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar totalin e rasteve të këtij virusi në vendin e Azisë Juglindore në 114.

Passengers are transferred to a hospital from a state shelter where passengers suspected of been infected with Coronavirus are quarantined as a preventive measure in the face of the global COVID-19 co

Nga raportimet e fundit rreth zhvillimeve nëpër botë lidhur me koronavirusin mësojmë se Presidenti amerikan Donald Trump u testua për virusin dhe rezultoi të jetë negativ.

Ndyrshe ka ndodhur me bashkëshorten e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begona Gomez, e cila u diagnostifikua me këtë virus.

Gjykimi i Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për akuzat për korrupsion është shtyrë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe emergjente nëpër gjykata.

Ndërsa Vatikani tha se festimet tradicionale të Javës së Pashkëve këtë vit do të mbaheshin pa adhurues.

A photo taken and handout by the Vatican Media on March 12, 2020 shows a deserted St. Peter's Square two days after it was closed to tourists as part of a broader clampdown aimed at curbing the corona

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore rë Shëndetësisë aktualisht në tërë botën janë regjistruar 152,428 raste të konfirmuara me koronavirus, 5,720 vdekje nga po ky virus përderisa Covid-19 është shpërndarë në 141 territore.

Organizata Botërore e Shëndetit e ka përshkruar Evropën si “epiqendrën” e re të shpërthimit, i cili filloi në fund të vitit të kaluar në qytetin qendror kinez, Wuhan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme