Oda Amerikane fillon javën globale të ndërmarrësisë

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 11:47 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Krijimi i vendeve të reja të punës është e ardhmja e Kosovës drejt Bashkimit Evropian (BE). Andaj duke zhvilluar ndërmarrësinë korrupsioni dhe krimi i organizuar mund të eliminohen. Këto komente i ka bërë Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në forumin “Ekosistemi i Ndërmarrësisë”, ngjarje kjo që shënon fillimin e Javës Globale të Ndërmarrësisë, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Ai theksoi se Kosova ka shënuar progres në fushën e të bërit biznes.

Delawie deklaroi se Forumi “Ekosistemi i Ndërmarrësisë” është një ngjarje e organizuar në kohën më të mirë për Kosovën, pikërisht pas vlerësimit pozitiv të Bankës Botërore mbi Lehtësinë e të Bërit Biznes në indikatorët e fillimit të biznesit. Delawie theksoi se kompanitë inovative në Kosovë janë përkufizim i shkathtësive dhe etikës në punë. Sidoqoftë, sipas tij shkathtësitë nuk janë të mjaftueshme; duhet guxim për të ndërmarr riskun e fillimit të një biznesi, duke pasur parasysh që ai biznes do të jetë vend i punës për dikë tjetër.

Duke folur për platformën Gjirafa.com, e cila sipas tij, ka arritur të jetë një makinë e mirë kërkimi në gjuhën shqipe, ai tha se vetëm duke zhvilluar ndërmarrësinë korrupsioni dhe krimi i organizuar mund të eliminohet.

“Jemi krenar që jemi së bashku me ju në ketë rrugëtim, sepse krijimi i vendeve të reja të punës është e ardhmja e Kosovës drejt BE-së. Kosova ka arritur të ketë klimë afariste, dhe Qeveria që ka nxjerrë Pakon e re Fiskale kjo ndihmon në kontributin e ndërmarrësve kosovarë”. “Ndërmarrësia është nxitje e optimizmit, andaj vazhdoni të punoni, sepse ne do t’ju mbështesim gjithmonë”, ka theksuar Delawie.

Ai inkurajoi të gjithë të vazhdojnë të promovojnë dhe mbrojnë sektorin privat, si dhe të luftojnë korrupsionin. Kosova ka nevojë për ndërmarrës, të cilët krijojnë ambientin më të mirë të të bërit biznes. Kjo, sipas Delawie është mënyra më e mirë për të për të arritur rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për të krijuar vende të punës.

Delawie theksoi se që nga pavarësia, Kosova ka arritur progres në ofrimin e demokracisë së lirë të tregut dhe përmirësimin e pakos fiskale për të rritur zhvillimin ekonomik dhe për të tërhequr investime të huaja. Ai tha se ndërmarrësia është shprehje e optimizmit dhe njëkohësisht inkurajoi të gjithë të ndërtojnë kompanitë e tyre, duke shtuar se këto përpjekje do të vazhdojnë të mbështeten çdo ditë.

Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit në Kosovë (ICK) tha se është e një kënaqësie të veçantë prezenca e përfaqësuesve të qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtare  për t’u informuar rreth mangësive të ekosistemit të ndërmarrësisë dhe si ti përmirësohen kushtet e të bërit biznes në Kosovë.

Begu theksoi ndërmarrësit e rinj ballafaqohen me sfida në kuptim të zhvillimit të ideve të tyre dhe sfidës për t’i mbijetuar tregut.

Sipas tij, në fokus të veçantë duhet të jetë angazhimi i gruas në biznes dhe i pjesës më të ndjeshme të shoqërisë, rinisë së Kosovës, tek e cila papunësia mbetet në nivel shumë të lartë. Begu shtoi se shenja më pozitive dhe optimiste është se të rinjtë e Kosovës kanë vullnet për të zhvilluar bizneset e tyre dhe për të krijuar vende të reja të punës, një model ky i cili i duhet zhvillimit ekonomik dhe Kosovës në përgjithësi.

Ndërsa, Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane tha se është i pashembullt partneriteti ndërmjet organizatave, të cilat përmes aktiviteteve promovojnë vlera në shoqërinë tonë të cilat do të ishin më nxitëse në zhvillimin e ndërmarrësisë në Kosovë.

Zeka theksoi se të gjithë, përfshirë edhe mediet kanë përgjegjësinë e promovimit të storieve të suksesit të ndërmarrësve të rinj ashtu që të rinjtë e tjerë të cilat janë para dilemës nëse ndërmarrësia është rruga që ata duhen zgjedhur ta kenë më të lehtë vendimmarrjen.

Zeka u bëri thirrje institucioneve arsimore të zhvillojnë dhe promovojnë trajnime specifike të ndërmarrësisë, të nevojshme në këtë epokë të zhvillimit të hovshëm të ekonomisë dixhitale, duke ditur se sipas raportit të zhvillimit njerëzor të UNDP për vitin 2016, papunësia e të rinjve, e posaçërisht e femrave, është më e larta në Evropë.

Ai shtoi se institucioneve të shtetit u mbetet ende shumë për të bërë në aspekt të politikave fiskale të cilat do të ishin nxitëse për zgjerimin e bazës së ndërmarrësisë. Kjo ngjarje, sipas Zekës duhet të shërbejë si një platformë e mirë jo vetëm për diskutim por edhe për dhënie të zotimeve për veprimet të cilat secili duhet ndërmarrë për një ekosistem plotësisht funksional të ndërmarrësisë si dhe për zhvillimin e produkteve përkrahëse për ndërmarrjet e reja nga ana e institucioneve financiare.

Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër i Kosovës, theksoi se si qeveri do të gjejnë mundësi të reja për të gjithë ata që duan t’i shprehin idetë e reja të tyre.

“Qeveria do të marrë masa në këtë drejtim duke filluar nga garancia për kredi”, tha Kelmendi, duke premtuar që idetë e reja nuk do anashkalohen por do punohet pa u ndalur.

greg-delawie1

arian-zeka-oeak

arian-zeka-oeak2

arsim-bajrami

greg-delawie

ick

ramiz-kelmendi

Të ngjashme