Zhvillohet raundi i parë i bisedimeve Shqipëri-Greqi, bisedohet për kufirin detar

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 19:53 | Nga

Është zhvilluar sot në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes palës shqiptare dhe asaj greke lidhur me marrëveshjen e re mes dy vendeve.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e Ministrisë, në të cilën thuhet se biseda është zhvilluar në një frymë konstruktive.

“Sot, me datë 30 prill 2018, u zhvillua në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Më herët ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias është shprehur optimist se negociatat me Shqipërinë do të jenë finalizuar deri në fund të muajit të ardhshëm.

Dhjetë ditë më parë ai u pyet nga gazetarët nëse negociatat janë pezulluar, pyetje të cilës Kotzias iu përgjigj duke thënë se “ndodhemi në një çështje të fundit”, ndoshta duke nënkuptuar pjesën e negociatave që lidhet me “Paktin Detar”, shkruan “Shekulli”.

Kujtojmë që marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar pritej të përmbyllej në prill, kur ishte parashikuar një vizitë e kryeministrit Kotzias në Korçë, e cila më pas u anulua.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme