Zhytësi Ismail Kasumi bëhet asamblist

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 10:32 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zhytësi Ismail Kasumi nga sot do të jetë edhe asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Kjo pasi që ai sot ka dhënë betimin para asamblistëve prishtinas, duke zëvendësuar kështu Flamur Shalën e LDK-së, i cili kohë më parë ka dhënë dorëheqje nga posti i asamblistit, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal pritet të diskutohet për xhaminë e re në Dardani, për të cilën tashmë është hapur debat dhe polemika, nëse duhet të ndërtohet projekti i propozuar nga BIK-u, apo të propozohet një projekt i ri.

Të ngjashme