Zidane: Askush, e as edhe Courtois, nuk e ka vendin e garantuar

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane ka folur për mediat para ndeshjes së fundjavës kundër Granadas, në të cilën pritet të mungojë portieri Thibaut Courtois, ndërsa asnjëri nga mbrojtësit e krahut nuk janë në dispozicion.

“Situata është ashtu si është dhe ai e di këtë. Është i fortë dhe e di se mund t’i ndryshojë gjërat. Gjysma e parë e asaj dite ka të bëjë me të gjithë, nuk mund të vazhdohet ashtu. Duhet menduar për ndeshjen e radhës”, ka thënë trajneri lidhur me Courtois.

Lidhur me debatin për portierin startues, ai ka thënë: “Gjithmonë ka debate. Unë llogaris në të gjithë lojtarët. Nuk ka lojtar që nuk mund të mbetet jashtë, as Courtois apo askush tjetër”.

Thibaut Courtois (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Njerëzit mund të flasin për gabimet e Courtois, por në tri ndeshje radhazi, ai e mbajti portën të paprekur dhe ishte po i njëjti. Ne do të shikojmë përpara, kemi një ndeshje nesër dhe do të shohim”, ka deklaruar Zidane.

Gazetarët e kanë pyetur nëse ka biseduar me Courtois, ndërsa përgjigja e francezit ishte: “Unë mund të flas sa herë të dua me lojtarët e mi. Nuk kam folur me të në veçanti për fishkëllimat në ndeshjen ndaj Brugge. E dimë se çfarë bëmë”. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme