Chelsea po e konsiderojnë mundësinë e nënshkrimit me Zinedine Zidane ose Frank Lampard, si zëvendësim të Maurizio Sarri-t.
Italiani thuhet se mund të shkarkohet në një nga javët në vazhdim, pas rezultateve të dobëta në fillim-vitin e 2019-tës, dhe që Gianfranco Zola mund ta zëvendësojë përkohësisht.
Ndërkaq dy opsionet kryesore të Të Kaltërve për sezonin e ardhshëm mbeten Zidane i cili la Real Madridin pas tre titujve të Ligës së Kampionëve brenda dy vjetësh e gjysmë, si dhe ish-kapiteni i tyre, Lampard, që po bën punë të mirë te Derby County.