Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka kërkuar që lojtarët e tij të tregojnë më shumë qëndrueshmëri tani e tutje.
Francezi mbeti i irrituar pas humbjes së parë këtë sezon të Los Blancos në La Liga ndaj Mallorcas.
Sidoqoftë, Zidane ishte i qartë në mesazhin e tij se lojtarët e tij duhet të përshtaten shpejt për të luajtur në ndeshjet e shpeshta.
“Problemi për momentin është se ne duhet të tregojmë një nivel të qëndrueshëm çdo tre ose katër ditë”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.
“Për momentin, ne nuk po e bëjmë këtë, dhe kjo duhet të përmirësohet”.
“Nuk jam i shqetësuar, por gjithmonë u them lojtarëve se nëse duan të fitojnë trofe, duhet të tregojnë qëndrueshmëri”.
Zidane ishte pa shtatë lojtarët e ekipit të parë për udhëtimin te Mallorca, por ai nuk pranoi ta përdorte atë si një arsye për performancën e tyre të dobët, transmeton telegraf. “Lëndimet nuk janë një justifikim. Ne kemi mjaft lojtarë për të mbuluar lëndimet, dhe ata lojtarë duhet të tregojnë se janë rritur”.
“Ne kemi nevojë për të gjithë skuadrën në gjendje të luajnë kur ftohen”, përfundoi trajneri francez.