Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane vazhdon të vendos për shitjet dhe blerjet në skuadër, duke dal edhe kundër presidentit Florentino Perez
Real Madrid ka pasur një mundësi shumë të mirë që gjatë janarit të ketë në skuadër sulmuesin në top formë nga Uruguai, Edinson Cavani.
Problemet me Neymar kishin shtyrë drejtuesit e PSG-së që të mendojnë shitjen e Cavanit gjatë muajit janar.
E përditshmja spanjolle, AS shkruan se PSG ishte pranë marrëveshjes me presidentin Perez për shkëmbimin Cavani – Benzema.
Por, kjo ofertë është ndalur nga trajneri Zinedine Zidane, i cili vazhdon të ketë besim të plotë në francezin, pavarësisht paraqitjeve të tij jo të mira në ndeshjet e fundit.
Benzema konsiderohet nga Zidane si sulmuesi më i mirë në botë dhe kështu ai e dëshiron në skuadër edhe për shumë vite.