Zinedine Zidane është gati që të lejojë largimin e ullsianit Gareth Bale.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dëshiron t’i bëjë disa ndryshime gjatë kësaj vere, për të mbajtur skuadrën të uritur për tituj edhe sezonin e ardhshëm.
Real Madrid fitoi dy vitet e fundit Ligën e Kampionëve dhe Zidane beson se ka nevojë për lojtarë të rinj, të cilët do të luftonin për tituj.
Kështu, ai planifikon shitjen e disa lojtarëve dhe transferimin e disa të tjerëve.
Një nga lojtarët që pritet të largohet është edhe Gareth Bale, i cili do të sakrifikohet për sulmuesin francez, Kylian Mbappe, shkruan Don Balon.