Zidane: S’e ndërroj Ronaldon me Salahun

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 14:43 | Nga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se nuk do ta ndërronte Cristiano Ronaldon me anësorin e Liverpoolit, Mohamed Salahun.
Ronaldo dhe Salah, të cilët i kanë shënuar nga 44 gola secili në të gjitha garat për klubet e tyre përkatëse këtë sezon, do të ballafaqohen në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma në Kiev.

I pyetur nëse do ta ndërronte Ronaldon me Salahun, Zidane ka thënë se nuk do ta bënte.

“Jo, unë e kam Cristianon dhe flas vetëm për lojtarët e mi”, ka thënë Zidane.

Derisa pesë herë fituesi i kësaj gare Liverpool është në finalen e parë të Championsit që prej vitit 2007, Real Madridi e ka fituar këtë garë në dy vitet e fundit dhe 12 herë në total.

Të ngjashme