Zidane ka publikuar listën prej 18 lojtarëve të ftuar për sfidën me Las Palmas.
Real Madridi do të tentojë që të marrë tri pikë kundër Las Palmas në sfidën e sotme në “Santiago Bernabeu”, për ta ngushtuar ne tetë pikë diferencën me Barcelonën, pasi momentalisht katalunasit janë 11 pikë para, shkruan Gazeta Express.
Për këtë ndeshje, Zizu nuk e ka ftuar të riun që ishte titullar në disa ndeshje të rëndësishme këtë sezon, Achraf Hakimi, që mbuloi pozitën e Dani Carvajal, që ka lënë prapa problemet me zemër.
Zizu ka ftuar vetëm pesë mbrojtës, tre të qendrës dhe dy të majtë, çka do të thotë se Nacho do të sakrifikohet sonte dhe do të s’postohet në të djathtë.
Ashtu edhe siç paralajmëroi në konferencë për media Zidane, nuk është ftuar Gareth Bale, ai do të jetë i gatshëm me 18 nëntor kundër Atletico Madridit.