Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski, dëshiron një kontratë të re ndonëse Liverpool ka shprehur interesim në të, sipas Calciomercato.
Ylli ka ngjallur interesimin e Të Kuqëve, por dëshiron të mbetet në Itali, ndonëse kërkon që një klauzolë lirimi të përfshihet në kontratën e tij, në vlerë prej 80 milionë eurosh, përcjell Klan Kosova.
Polaku kishte ardhur te napolitanët më 2016 nga Udinese, duke shënuar 15 gola në 104 paraqitje.