Zija e turpit!

Prishtinë | 07 Shk 2023 | 21:37 | Nga Sali Rexhaj

Shpallja e një dite zie nga presidentja Vjosa Osmani duke u solidarizuar me Turqinë, është zi me turp.

Dihet se tërmeti i goditi regjionet e banuara me Kurd, të cilëve Erdogani nuk po u shkon fare në ndihmë po i ka lënë që të vdesin nën gërmadha në temperatura të ulta. Jo se nuk ka shkuar atje për t’i vizituar, siç do të bënte çdo president normal i një shteti, por prej se ka ardhë në pushtet vazhdon që t’i burgosë e vrasë çdo ditë.

Ne mund të solidarizohemi e të dërgojmë ndihma drejt te njerëzit në nevojë, po dita e zisë nuk është dashtë të shpallet në asnjë mënyrë. Asnjë shtet në botë nuk ka shpallë ditë zie, nuk na duhet as neve një gjë e tillë. Kosova nuk është pashalluk i Sulltan Erdoganit, një diktatori islamisto-fashist.

Kurrë në histori Kosovën nuk e kanë udhëheqë njerëz më të poshtër se sot, pos gjatë kohës së pushtimit të Millosheviqit.

Të ngjashme