Zjarr në një banesë në Lipjan, lëndohen pesë persona

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 09:11 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, në një ndërtesë ka shpërthyer zjarr ku janë lënduar pesë persona.

“Raportohet se, në një ndërtesë tek njehsorët e rrymës ka shpërthyer një zjarr. Njësiti policor ka dale ne vendin e ngjarjes, ku gjatë intervenimit të largimit të banorëve dy zyrtar policorë dhe tri banore viktima K-Shqiptare kanë pranuar tretman mjekësor. Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme