Zjarr në Royall Mall, Policia largon punëtorët dhe qytetarët e tjerë nga objekti

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Në objektin e Qendrës Tregtare ‘Royall Mall’, ka shpërthyer një zjarr.

Lajmi është konfirmuar për Metron edhe nga Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka konfirmuar se nga zjarri pati vetëm dëme material, por jo të lënduar.

‘Është pranuar informacioni për një zjarr të ndodhur në kuzhinën e një lokali. Zjarri është lokalizuar , ka pasur vetëm dëme material ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes’, ka thënë Borovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme