Zjarret në Australi, mijëra persona detyrohen të evakuohen

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë shkaktuar zjarre të reja në shtetin australian Victoria, ku dhjetëra mijëra njerëz u detyruan të evakuoheshin.

Shumë turistë janë paralajmëruar për t’u larguar nga rajonin lindor të Gippsland, por të tjerë mbeten.

Moti i përkeqësuar nxiti vatra të reja zjarri si dhe i rriti ato ekzistuese në jug-lindje të vendit të hënën.

Më shumë se 100 flakë vazhdojnë të ndizen nëpër Australi.

Paralajmërime për rreziqe ekstreme janë lëshuar për shtetet Victoria, South Australia, New South Wales (NSW) dhe Tasmania.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme