Zjarri kaplon një fabrikë në Parkun e Bizneseve në Drenas

Drenas | 11 Mar 2024 | 12:48 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një fabrikë në Parkun e Bizneseve që ndodhet në Korreticë të Drenasit.

Ekipi i Ekonomia Online, kameramani Florian Syla dhe gazetarja Valmire Abdullahu, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe sjellin pamjet ekskluzive.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se zjarri ka shpërthyer rreth orës 11:00 dhe se zjarrfikësit dhe njësitet e policisë kanë dalë shpejt në vendngjarje.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Të ngjashme